Mes personave të lënduar nga zjarri në Komisariatin e Kamzës Dosja.al raportoi se ishte edhe Dilaver Idrizi. Ai u arrestua pak ditë më parë për dhunë ndaj partneres së tij. Idrizi aktualisht ndodhen në QSUT, në pavionin e “Djegie plastikës” ku po merr ndihmën mjeksore. Mësohet se ai është me djegie rreth 20% në trup. Në urgjencen e sëmundjeve të brëndshme po merr trajtim mjekësor edhe punonjësi i policisë pasi ka probleme me frymarrjen. Boja mësohet se ka intosikacion nga tymi, por fatmirësisht është në gjendje stabël.
62-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të tretë duke e paraqitur si aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari Dilaver Idrizi kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni.