Shënoi ndaj Spanjës/ Myrto Uzuni në histori, bëhet lojtari i parë që…

0

Myrto Uzuni ishte protagonist në sfidën e humbur me Spanjën 2-1. Sulmuesi hyri në pjesën e dytë të lojës dhe shënoi golin e barazimit provizor në minutën e 85.

Kjo bëri që 26 vjeçari të hynte në historinë e Kombëtares pasi u bë lojtari i tretë që i shënonte Spanjës pas Shkëlqim Muçës dhe Sokol Kushtës. Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja arritje e tij.

Uzuni aktivizohet me Granadën në La liga dhe ai u bë i pari futbollist në historinë e këtij klubi që shënon kundër Spanjës. Një shenjë shumë e mirë që sulmuesi ka gjetur qetësinë e nevojshme dhe se mund të rikthehet protagonist në Kombëtare përsëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu