Ishte zhdukur mbrëmjen e djeshme/ Gjendet i vdekur një burrë, çfarë gjeti policia pranë trupit të tij

0

Trupi i pajetë i një personi që ishte raportuar i zhdukur është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të fshatit Balaban, në komunën e Zveçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha për Gazetën Express se në vendngjarje në afërsi të tij është gjetur një letër lamtumire dhe një armë zjarri.

“Trupi i pajetë i një personi rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri.

Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.

I ndjeri është serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu