Putin: “Pagesa e gazit në rubla deri në fund të muajit”
Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar Këshillin e Ministrave, Bankën Qendrore dhe Gazprom që të zbatojnë masat për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz për vendet e BE-së dhe për të gjithë ata që kanë vendosur masa kufizuese ndaj Moskës.
Nga 31 Mars, pagesa duhet të bëhet në rubla. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.