Akademia e filmit të Oscars ka thënë se ata “dënojnë” shuplakën e Will Smith në prezantuesin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe kanë kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve për këtë incident
Në deklaratë thuhet se “do të hetohet veprimi dhe pasojat e këtij sulmi” në përputhje me ligjin në Kaliforni dhe për thyerjet e standardëve të sjelljes.
Smith e goditi me shuplakë në fytyrë në skenë Rockun pasi që ai fillimisht bëri humor me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.
Pas këtij skandali ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.
“Ishte një sulm dhune. Të gjithë ishim në shok dhe u krijua një situatë e parehatshme. Unë mendoj se Will nuk do që të kthej çmimin mbrapsht, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, tha një burim për The Post.
Ndërkohë Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit reagoi me një deklaratë zyrtare nga organizatorët, ku shkruhet:
“Akademia nuk e pranon dhunën në asnjë formë. Sonte ne jemi të kënaqur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën.”