– Shqipëria do të luajë pasditen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Paraqitja e mirë ndaj Spanjës ka bërë edhe që interesi i tifozëve për të parë nga afër skuadrën të rritet.
Mësohet se deri më tani janë shitur 7200 bileta. Një shifër e cila në fakt pritet të vijë në rritje në orët në vazhdim, ndërsa biletaria te stadium kombëtar do të qëndrojë e hapur deri një orë para ndeshjes për t’u mbyllur më pas për arsye të sigurisë.