Trafikant i rrezikshëm në Athinë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar me 30 kg heroinë

0

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke ditën e djeshme nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke, arrestimi u bë i mundur nga policia e Athinës e cila në rrugë operacionale kishte marrë informata mbi aktivitetin e paligjshëm të shqiptarit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, 28-vjeçarit ju gjendën 63 pako me heroinë me një peshë totale prej 30 kilogramë e 463,2 gram. Dyshohet se ai kryente veprimtarinë e tij në zonën e madhe të qendrës së Athinës.

Hetimet e NënDrejtorisë së Sigurimit të Drogës së Atikës, çuan në arrestimin e shqiptarit dhe zbulimit të një rrjeti të organizuar kriminal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu