Zhurmat te banesa e Dumanit! E moshuara rrëfen historinë: 3 ditë më parë më trokiti te dera…

0

Nuredin Dumani është takuar me një nga fqinjet e tij tre ditë më parë. E moshuara ka rrëfyer për gazetarët se tre ditë më parë, ajo ka shkuar te banesa e tij duke i kërkuar që të mos bënin zhurmë pasi është e sëmurë me tension. Siç duket, Dumani i ka shkuar në shtëpi të moshuarës, duke i thënë se zhurmën nuk po e bënte ai por fqinji që ndodhet në katin sipër saj.

“Ata rrinin me qira në fakt. U trokita para 3 ditëve, mos më bëni zhurmë u thashë se jam me tension nuk duroj dot. Na fal, na thanë. Ai që doli ishte rreth 45 vjeç. Pastaj më erdhi për së dyti e më trokiti mua. Unë thashë po ky pse më trokiti prapë? Tha, dëgjo nuk jam unë që bëj zhurmë, është ai lart tha. Epo mirë na fal i thashë unë, që të bezdisa”,- tregoi e moshuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu