Seanca për Elisabeta Imerajn në KPA, zbardhen diskutimet/ Pse OMN kërkon shkarkimin e saj

0

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj është sot e pranishme në seancën e parë publike, që kpo mbahet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Elisabeta Imeraj: Kërkoj aprovimin tuaj për të kërkuar mbrojtjen në këtë proces nga avokati im Gregori Twan, nga studio avokatie që përmbush kriteret ligjore edhe në Shqipëri.

Trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Imerajt, dhe pas konsultimit të akteve të paraqitura, vendosi të legjitimojë avokatin, si përfaqësues i Imerajt.

Komisioneri publik nuk ka kërkesa paraprake, po ashtu edhe subjekti i revlerësimit.

Ndërkohë Faxweb.al zbardh dhe diskutimet që janë mbajtur në mbledhje, ku sipas Komisionerit Publik, Imerajt i janë gjetur 7 shkelje, që kanë të bëjnë kryesisht me pastërtinë e figurës dhe me aftësitë profesionale.

Pjesë nga qendrimet e mbajtura:

Komisioneri Publik: I kemi dërguar me shkrim parashkrimet me 2.3.2022, në 7 kopje dhe besoj se konfirmohet nga KPA se palët janë në dijeni të parashtrimeve tona në këtë seancë.

Imeraj: Jemi njohur dhe kemi arsyetur parashtret.

Komisioneri Publik: Më 21.6.2021, është njoftuar konfirmimi në detyrë i Imerajt, me funksion drejtuese e Prokurorisë, Tiranë. Komisioni prej 3 vëzhguesve ndërkombëtar të monitorimit kanë paraqitur ankesë në KPA. Çështjet e trajtuara nga OMN rezultojnë të jenë afërsisht të njëjta me ato të gjetura nga Vëzhguesit Ndërkombëtar, për kriterin e pasurisë, në lidhje me një kredi bankare, pasuri e paluajtshme, një tjetër pasuri e paluajtshme në Tiranë. Truall 2500 m2 në Tiranë dhe çështjet e lidhjes me to.

Për kriterin e figurës, në vitin 2002, për çështjen në lidhje me shtetasin A.B. Ndaj dy shtetasve me çështje gjyqësore por edhe një shtetas kolumbian. Parashtrohen edhe çështjet e objektivitetit të hetimit, mënyrën jo profesionale të sjelljes jo të duhur në seancën dëgjimore së prillit 2021.

Janë konstatuar 7 gjetje, 1 për kriterin e pasurisë, për kriterin e aftësive profesionale është konstatuar 1 gjetje, për kriterin e figurës janë administruar 2 gjetje. Për etikë dhe integritetit janë administruar 3 gjetje. Dispozitat kushtetuese dhe ligjore të gjetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar, e kanë barazuar përmbajtjen provuese të gjetjes.

Janë vlerësuar edhe 6 opinione të OMN. Para kësaj seance KPA, ka përcjellë aktin gjetje të vëzhguesit të OMN, shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Kjo gjetje e re, është paraqitur për tu shqyrtuar. KP, brenda afatit ligjor 15 ditor ka ushtruar të drejtën e ankimit, duke e quajtur vendimin për rikonfirmimin të paligjshëm. KP, çmon se Komisioni kontrollues dhe vlerësues duhet të vlerësojë subjektin në të 3 shtyllat.

Nga shqyrtimet të pasurisë së deklaruar 2004-2016, nuk ka deklaruar as regjistruar regjimin e pasurive të ndara me ish-bashkëshortin. Pasuria e paluajtshme me sip 2500 m2 truall, në Tiranë, subjekti nuk ka deklaruar mbi të. Në vetting e ka deklaruar në emër të shtetasit A.B e ndarë më 3 pjesë me burim pasuri e këmbyer në bashkëpronësi.

Konstatojmë mungesë dokumentacioni për blerjen e pronës në periferi të Tiranës, mungesën e dokumentacionit për justifikimin e deklarimeve.

Vlerësojmë se komisioni nuk ka arsyetuar mbi përmbajtjen e gjetjeve, për sa kohë janë gjetje të OMN, unë kërkoj qartësi që i qëndron qëndrimit të gjakatës, apo do të kërkojë hetim vetëm për çështjen e pronave sepse edhe unë duhet të përgatitur për të ballafaquar qëndrimet.

Ina Rama: Nuk kemi marrë ende një vendim për administrimin e provave. Mund të procedojmë me paraqitjen e qëndrimeve që keni ju dhe provave?

Imeraj: Të paktën në 3 gjetje është denoncim i rremë i Rremi Shehut. E kam të domosdoshme dhe të nevojshme të përcaktojmë kornizën ligjore mbi të cilat do të ballafaqohemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu