Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, sot ka folur para parlamentit holandez, i cili kërkoi politikanëve në Holandë armë, ndihmë për të ndihmuar rindërtimin e vendit dhe për t’i dhënë fund biznesit me Rusinë. “Duhen sanksione më të forta në mënyrë që Rusia të mos ketë një shans për ta vazhduar më tej këtë luftë në Evropë. Ndaloni të gjitha tregtitë me Rusinë”, tha Zelenskyy.
Sipas Sky News Zelenskyy, ditën e sotme ka zhvilluar turin e tij virtual nëpër parlamentet e botës, përmes lidhjes video për t’iu kërkuar ndihmë për luftën në Ukrainë.