Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe për aferën e inceneratorëve të cilën e etiketoi si organizatën më të madhe kriminale.
Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se nga nënpunësi më i thjeshtë deri tek Edi Rama kanë mbushur valixhet me para duke kryer korrupsion masiv përmes skemës së inceneratorëve. Berisha i bëri thirrje qeverisë që mos tallet me pensionistët pasi shumica prej tyre nuk blen dot bukë dhe ilaçe.
“Qeveria bën propagandë cdo ditë nga mëngjesi në darkë gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. Po të ishin vetëm këto janë gjysma e të vërtetës, por kjo qeveri funksionon mbroni ju dhe para jush si një organizatë e vërtetë kriminale. Zhvillimet dramatike të javëve të fundit faktuan në mënyrë të pakundërshtueshme se qeveria nga kreu i saj tek nënpunës të tjerë të linjës kanë mbushur valixhet me qindra milionë euro me aferën e inceneratorëve. Përpiqni ti paraqesni këto raste të shkëputura. Por të gjithë ata që dinë kodin penal, neni 28 i kodit ju jeni një mega-organizatë kriminale.
Sepse ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim dhe kundërshtim total me procedurat që përcakton ligji. Ajo vjedhje është bërë me firma të piramidës dhe objektet nuk janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohet nga drejtësia 20-30 zyrtarë nëse ata të gjithë janë penalizuar sepse kryer vepër penale për të vjedhur, ata në bashkëpunim realizojnë bashkë misionin e tyre, çfarë mund të quhet organizatë kriminale. Janë 30 zyrtarë që janë përfshirë. Po firmat e Bllakos, po firmat e Engjëll Agacit ku janë po firmat e Edi Ramës që firmos prokurime me procedurë të mbyllur që nuk e parashikon ligji. Kryemadhi ju paraqiti dokumenta që ai kishte marrë 27 milionë dollarë të tjera nga Vlora dhe ai shëtit i lirshëm. Ju depozitoni fonde në këtë organizatë kriminale sepse ju jeni vetë, ma thoni çfarë ka organizata kriminale më shumë?! Kjo është kriza. Pensionistët sipas ISTAT ushqimet janë rritur me 7.3%, pensionisti me ato pak lek që merr i shkojnë ushqime dhe ilace, mos u tallni me ata. Sepse pensioni nuk të del për asgjë tjetër. Asgjë nuk blejnë dot as ushqime as ilaçe.
Sot ata marrin 4 % më pak ushqime. Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin më të lartë të historisë 2021? Çfarë ndodhi? Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajin gusht-shtator? Në një kohë kur nuk duhen zbrazur kurrë duhet ruajtur si një rezervë për vjeshtën. Për këtë nuk u ndëshkua askush, pse? Sepse është organizatë kriminale, aty është shkelur ligji por nuk e ka bërë vetëm. Njësoj si mekanizmi i inceneratorëve. Nuk kemi asnjë shkak përvec vjedhjes së energjisë elektrike, përse në Kosovës nafta është 1.7 euro dhe këtu 2.4 euro. Zotëria thotë nuk i heq taksat. Ministret janë të paafta”, tha Berisha.