Pak më shumë se një javë pas operacionit për një tumor endokrin të pankreasit, Fedez u largua nga spitali San Raffaele në Milano.
Këngëtari ishte shtruar që prej datës 22 mars. “Jam mirë, i lumtur që dola nga spitali”, ishin fjalët e para që tha reperi teksa po dilte nga spitali, me gruan pranë.
“Për mua do të kthehet në jetë”, tha këngëtarja dje në një storie në Instagram.
Chiara Ferragni ka qenë gjithmonë pranë tij dhe të dy kanë bërë dedikime të ëmbla në rrjetet sociale. “Përgjithmonë bashkë”, ka shkruar influencuesja. “Faleminderit që je gjithmonë shkëmbi im”, u përgjigj ai.
Gjatë këtyre ditëve të shtrimit, bashkëshortja e tij ka kaluar shumë netë në spital me të dhe ka postuar foto të tyre së bashku në shtratin e spitalit..