Aksident i rëndë/ Përplasen 2 automjete, plagoset nëna me djalin 9 vjeç

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Hanit”, në fshatin Otllak në Berat. Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë përplasur më njëra-tjetrën. Mësohet se mjeti, tip “Mitsubishi” me targa AB 206 FA ka qenë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak kur është goditur nga prapa nga mjeti tip “Ford Fokus”, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar.

Si pasojë 3 aksidentit janë plagosur nënë e bir, Edlira dhe S. Çallmari, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë disa goditje në trup e kokë.

Dy drejtuesit e mjeteve, Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë, që pas kryerjes së vendit do të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu