Sulmi në territorin e Rusisë, Ukraina nuk e mohon përfshirjen e saj, nuk ka informacion nga ushtria

0

Ukraina refuzon ta pranojë ose mohojë përfshirjen e saj në sulmin e kryer 40 kilometra brenda kufirit të Rusisë, përderisa ka frikë se mund të jetë një operacion i inskenuar nga rusët.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se ka dërguar helikopterë përtej vijës kufitare për të sulmuar një depo të naftës. Ukraina nuk e ka konfirmuar se e ka kryer këtë sulm, shkruan The Guardian.

Një zyrtar rus në rajonin kufitar të Belgorodit ka thënë se mëngjesin e të premtes, dy helikopterë ukrainas, Mi-24, kanë kapërcyer kufirin dhe janë ulur goxha, para se të shpërthejnë raketat në depon e naftës, 24 milje (40 kilometra) larg kufirit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se ai nuk mund të konfirmojë as të mohojë raportimet e përfshirjes së Ukrainës në këtë sulm, pasi “nuk ka informacione nga ushtria”, ka raportuar Reuters.

Ndërkaq, Reuters raportoi se ministri ukraianas i Mbrojtjes nuk u është përgjigjur kërkesave për të komentuar akuzat e Rusisë.

Shumë opinionistë të shquar nga Ukraina kanë thënë se ky sulm mund të jetë inskenim i Rusisë, për të justifikuar përpjekjet e rusëve për të prishur negociatat që po zhvillohen për të arritur paqe.

Të premten, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov i ndezi këto zëra duke thënë se sulmi mund të pengonte negociatat, ndonse ai nuk njoftoi ndonjë reagim konkret rreth sulmit të dyshuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu