Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka thënë për herë të parë mbrëmjen e sotme se jo domosdoshmërisht kryetari i partisë do të ishte kryeministër edhe nëse do të fitonte zgjedhjet parlamentare.
Berisha tha se do të kishte “primare” për të zgjedhur personin që do të ishte në krye të mazhorancës.
Pyetje: Nëse partisë do i duhet të dalë përtej anëtarësisë, a do ishit i gatshëm të tërhiqeshit?
Berisha: Ajo do ishte një skemë artificiale e cila do të krijonte një kolaps të tmerrshëm. Unë mund të bëj këtë që kryeministri të zgjidhet me primare. Kjo do të thotë se pas fitores së zgjedhjeve, në parti mund të hapet gara për primaret për të zgjedhur se kush do jetë kryeministër brenda kësaj partie.