2 km pasi e bleu, përplas Ferrarin me vlerë 250 mijë pound

0

Një shofer ka përplasur super makinën e tij të re prej 250 mijë paund, në të njëjtën ditë që e bleu atë.

“Ferrari 488” kishte udhëtuar vetëm 2 milje përpara se të përfshihej në një përplasje të madhe në Derby, herët gjatë ditës së sotme.

Fotografitë tregojnë mjetin e shtrenjtë që është shtypur në pjesën e përparme si dhe ka disa gërvishtje në të. Ndërkohë shoferi, i cili ende nuk është identifikuar, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

“Shoferi bleu një Ferrari këtë mëngjes dhe e përplasi vetëm 2 milje pasi po qarkullonte me të. Asnjë lëndim”, ka shkruar në “Twitter” njësia e policisë rrugore të Derbyshire.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu