Reshje shiu dhe ulje temperaturash! Ky është parashikimi i motit për sot

0

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë dobësim gradual të vranësirave, duke sjellë momente me kthjellime në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë Celsius në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu