LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, 5 të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku një makinë tip “Volksëagen” ka rënë në kanal e për pasojë janë plagosur 5 persona.

Burime bëjnë me dije se automjeti ka humbur kontrollin prej shpejtësisë së lartë dhe lagështirës duke dalë nga rruga.

Nga përplasja janë plagosur 5 persona, ndër ta një grua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur (5 dhe 6 vjeç).

Ata janë dërguar te Trauma dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu