E rëndë! Një grua bie nga kati i tretë i pallatit

0

Një grua ka rënë nga kati i tretë i pallatit në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Burime për ‘Infowebtv’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për 85-vjeçaren me inicialet GJ.S. Mësohet se ajo ka rënë nga lartësia brenda shkallëve të pallatit, duke
pësuar fraktura të shumta në trup.

Nuk dihet nëse ka rënë aksidentalisht apo është hedhur pasi e moshuara jetonte vetëm dhe kishte probleme shëndetësore. Mësohet se ajo është në gjendje kritike për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu