Masaka në Bucha, Rusia: Kërkojmë të thirret një takim i këshillit të sigurimit të OKB-së

0

Rusia kërkon që të diskutohet në Këshillin e Sigurimit për masakrën në Buça. Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të diskutojë të hënën për atë që e quajti “provokim nga radikalët ukrainas”, duke aluduar për pamjet e civilëve të vrarë në qytetin Buça në afërsi të Kievit.

“Në dritën e provokimit të hapur nga radikalët ukrainas në Buça, Rusia ka kërkuar që të thirret një takim i këshillit të sigurimit të OKB-së”, shkroi Dmitry Polansky, zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve në Buça, derisa Moska ka mohuar këto akuza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu