Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin dytësor Tiranë – Durrës.
Sipas raportimeve të para bëhet me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti dhe për pasojë ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur (rreth 35-40 vjeç).
Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes, gjithashtu janë ngritur pika kontrolli te shumta në hyrje-dalje të kryeqytetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.