Nga 12 marsi, dita e arratisjes së tij, Massimo Riella do të fshihej në pyjet përreth Brenzios, në zonën e Como, i ndihmuar nga banorët e luginës.
Sipas babait të tij Domenico, “njerëzit e ushqejnë dhe e mbrojnë”. 48-vjeçari ndodhej në qeli për një grabitje, i akuzuar se kishte sulmuar dhe grabitur një çift 90-vjeçarësh. Ai u arratis duke përfituar nga një leje e marrë për të vizituar varrin e nënës së tij.
Që nga 12 marsi Massimo Riella ka humbur gjurmët e tij. “Njerëzit e kalojnë atë nga shtëpia në shtëpi,” i tha babai i tij Il Corriere della Sera. “Massimo im – shton ai – nuk endet në pyll duke gjuajtur me duar të zhveshura … E mbajnë për një natë secili, pastaj largohet përsëri. E thjeshtë”. Në Brenzio, një fshat i Gravedona ed Uniti, jetojnë 36 njerëz dhe të gjithë e njohin njëri-tjetrin.
“Ai iku sepse e konsideron veten të pafajshëm”
“Masimo iku se e konsideron veten të pafajshëm”, thotë i ati. “Massimo im – përfundon ai – është gjysmë i çmendur, më bëri të dëshpërohem… Por ai nuk është tipi për të rrahur të moshuarit. Ai u përfshi nga një djalë që njohu një natë. Ishte ai njeri që sulmoi të moshuarit, duke përdorur një thikë me gjurmët e gishtave të djalit tim mbi të”.