‘Thellësisht i tronditur nga mizoria e kryer ndaj civilëve’, Japonia: Rusia të mbahet përgjegjëse për këro akte

0

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida dënoi vrasjen e civilëve në rajonin e Kievit në një postim në mediat sociale të hënën.

“Jam thellësisht i tronditur nga fakti që në periferi të Kievit janë kryer mizori të tmerrshme kundër civilëve,” tha Kishida.

“Vrasja e civilëve të pafajshëm shkel ligjin ndërkombëtar humanitar. Është absolutisht e patolerueshme dhe Japonia e dënon atë në termat më të ashpër”, vijoi ai.

Kryeministri japonez gjithashtu bëri thirrje për veprim duke thënë: “Rusia duhet të mbahet rreptësisht përgjegjëse për ato akte”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu