Sekretari i Shtetit të Irlandës së Veriut, Brandon Lewis tha se pushtimi rusë për këtë javë në Ukrainë do të ndodh më siguri. Sipas Sky News Inteligjenca britanike “sugjeron se Rusia mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës në çdo moment” pasi situata në kufi arrin një “kund kritik”.
“Shpresoj për një rezultat diplomatik, tani është një mundësi realiste diçka shumë më tragjike mund të ndodhë”, tha Lewis .Inteligjenca amerikane gjithashtu duket se sugjeron se një pushtim mund të ndodhë në ditët në vijim.
SHBA u tha të gjithë amerikanëve në Ukrainë që të largoheshin nga vendi në fund të javës së kaluar, dhe zyrtarët i kanë thënë POLITICO-s se Rusia mund të pushtojë të mërkurën.