LAJM I FUNDIT/ Alibeaj çon në Apel vendimin që njeh Komisionin e Rithemelimit në krye të PD-së

0

Partia Demokratike, e cila përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon në shkresë se mban ende detyrën e kryetarit të komanduar, ka ankimuar sot në gjykatën e apelit vendimin për statutin e 11 Dhjetorit.

Vendimi i datës 25 Mars, i cili mban firmën e gjyqtarit Agron Zhukri, njohur Kuvendin e datës 11 Dhjetor thirrur nga Sali Berisha, duke legjitimuar në këtë mënyrë, edhe Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Prej ditës së dhënies së vendimit, Alibeaj pretendoi apelimin e tij, që për juristin e Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso ishte i pavlefshëm.

Kaso tha se një palë që nuk ka qenë pjesë e procesit, nuk ka të drejtë që të apelojë vendimin.

Mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Apelit do të shprehet për këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu