Nezdet Vokshi, 52 vjeç, shqiptar me shtetësi holandeze është vënë në pranga pasi ishte në istën e të shumëkërkuarve nga Interpoli. Mediat ekuadoriane shkruajnë se 52-vjeçari Vokshi është kapur të shtunën, por lajmi është bërë public vetëm sot.
Agentes la Interpol de #Ecuador, lograron la detención de Vokshi Nezdet, el ciudadano era requerido por la justicia de Países Bajos, en Europa, acusado de tráfico internacional de drogas.
El implicado fue capturado la tarde de este sábado, 2 de abril. pic.twitter.com/eqRz6ar8ag
— RAMIRO LOJANO. 🌐 (@RAMIROLOJANOL) April 3, 2022
Shqiptari është ndaluar në León Febres Cordero Avenue në rrugën për në Samborondón teksa udhëtonte me një kamion të llojit ‘Ford’ pranë rezidencës së tij në Villa Club. Vokshi akuzohej nga Holanda për trafik droge, vend që e kishte futur në listën e të shumëkërkuarve të Interpolit më 15 mars.