Atë e bir aksidentohen me motor në aksin Çermë-Divjakë.

0

Një aksident me pasojë lëndimin e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes. Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin duke mbetur i plagosur rënë vetë ai sëbashku me djalin e tij. Mësohet se të plagosurit janë Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi 12 vjeç, të cilët kanë marrë lëndime të shumta në trup si pasojë e përplasjes.

Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.

Babë e bir po udhëtonin pa kaskën mbrojtëse në kokë dhe kanë përfunduar të përplasur në asfalt. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin e rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu