Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë në Ukrainë 10 drone të fuqishme “Sëitchblade 600”, të njohur ndryshe si “dronët kamikazë”. Sipas Dailymail këto drone si pjesë paketëse e mbështetjes logjistike për ushtrinë ukrainase kanë një vlerë prej 30 milionë dollarëve. Edhe Ukraina po vazhdon përgatitjet për vazhdimin e luftës.
Dronët peshojnë 22 kg mund të fluturojnë 40 km dhe të qëndrojnë mbi objektiv për 40 minuta përpara se të sulmojnë me një shpejtësi që arrin 140 km në orë, duke përdorur armatimin special për shkatërrimin e mjeteve të blinduara. Këto mjete tepër efikase mund të kontrollohen nga një tablet, por mund të programohen për të operuar dhe manualisht.
Gjatë luftimeve në Ukrainë, u vu re se Rusia kishte angazhuar një numër shumë të madh ushtarësh pa përvojë dhe në moshë të vogël. Kjo gjë u mohua fillimisht nga Kremlini zyrtar, i cili pranoi më pas se një numër rishtarësh ishin dërguar gabimisht në luftë.