“Më kanë kërcënuar”, Artan Lame tregon shoqërimin në polici për dokumentet e kadastrës së Durrësi

0

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se kishte pasur presione të ndryshme nga persona të ndryshëm sa i takon hetimit në skandalin e pronave në Durrës.

Lame tha se kjo ishte një prej arsyeve pse zhvendosja e dokumenteve të kadastrës së Durrësit për në Tiranë, u bë me shoqërimin e forcave të policisë.

Lame: Po kam patur presione të të gjitha llojeve. Unë nuk mbahem për ndonjë trim i çartur. Presionet kanë filluar të bëhen edhe nga Durrësit. Edhe ikja nga Durrësi me shoqërimin e policisë, ishte për t’u thënë kërcënuesve që mos të merren më me mua sepse çështja tashmë kishte shkuar edhe në kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu