U mbyt në lumin Fan! Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

0

Kanë rinisur kërkimet mëngjesin e sotëm në lumin Fan në fshatin Shturngaj të Mirditës, për të gjetur trupin e 10-vjeçarit që u mbyt ditën e djeshme. Kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit u ndërprenë mbrëmjen e kaluar për shkak të errësirës. Kërkimet po bëhen nga polumbarët e Forcave RENEA të mbështetur edhe nga policia e zjarrfikësja, teksa për fat të keq deri më tani nuk kanë arritur që të bien në gjurmët të 10-vjeçarit.

10-vjeçari me inicialet S.L u mbyt pasditen e djeshme në lumin Fan, u fut për të marrë topin teksa po luante. I mituri nuk doli dot më i gjallë nga lumi. Kërkimet për gjetjen e tij nisën menjëherë nga familjarët dhe banorët e zonës mirëpo nuk arritën të gjenin trupin e 10-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu