12-vjeçarja shqiptare mahniti jurinë e The Voice Kids, e krahasuan me Janis Joplin

0

Vetëm 12 vjeç, Nina C. nga Shqipëria mahniti jurinë e The Voice Kids në Gjermani.

Nina ngjalli entuziazëm te publiku që e duartrokiste dhe që u ngrit në këmbë. Ajo këndoi Highway to Hell të grupit AC/DC dhe mahniti si me zërin, ashtu edhe me interpretimin dinamik.

Zëri dhe interpretimi i saj i binden për pak sekonda trajnerët Lena Meyer-Landrut dhe Wincent Weiss që të kthenin karriget. Meyer-Landrut tha pas performancës se ajo ra në dashuri me zërin e vajzës.

Talenti i Ninas u pikas aq shumë, sa e krahasuan me Janis Joplin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu