“Pasuri të fshehura”, vajzat misterioze të Putin, sanksione kundër tyre

0

Dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin, Maria Vorontsova dhe Katarina Tikhonova. Po kush janë vajzat e Putin? Zyrtarët e SHBA-së kanë zbuluar informacione rreth tyre. Departamenti i Thesarit të SHBA-së i ka emëruar dy vajzat e tij, Katarinën  drejtuese të një kompanie teknologjike për industrinë ruse të mbrojtjes dhe Maria Vorontsova , drejtuese e një programi kërkimor gjenetik të financuar nga Rusia e mbikëqyrur nga Presidenti Putin.

Sipas, Dailymail të mërkurën ato u saksionuan nga SHBA-ja, të cilat u vendosën në fund të listës. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Uashingtoni është i bindur se pasuritë e Vladimir Putini janë fshehur dhe janë kaluar në emrat e anëtarëve të familjes së tij.

Vajza e tij e dytë, Katarina, lindi vitin e ardhshëm në qytetin e Gjermanisë Lindore. Fotoja e tyre unike i përshkruan ato, vajza të vogla, me kostume të ngjashme dhe flokët e tyre biondë të gërshetuar në bisht., Maria Vorontsova është një endokrinologe dhe punon për një kompani kërkimore mjekësore të fokusuar në terapitë kundër kancerit, e cila është e lidhur ngushtë me shtetin rus.

Në vitin 2020, gjatë një interviste Putin ka treguar se shmang dhënien e informacioneve për familjen për arsye “sigurie”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu