Dendias në Samitin e NATO-s: Do t’i kërkojmë Hagës të hetojë krimet e luftës në Mariupol

0

Greqia do të kërkojë hetimin e krimeve të luftës në Mariupol nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, siç njoftoi sot ministry I jashtëm Nikos Dendias, duke marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili mblidhet sot për të dytën ditë në Bruksel.

Në veçanti, Dendias deklaroi se Greqia ka një interes të veçantë për Mariupolin për shkak të komunitetit grek i cili përbëhet prej më shumë se 100,000 banorësh atje.

“Greqia do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të hetojë krimet e luftës të kryera në Mariupol. Greqia ka një interes të veçantë për Mariupolin , për shkak të komunitetit grek prej mbi 100,000 banorësh atje. Përveç kësaj, unë do t’u kërkoj homologëve të mi në Aleancë të bëjnë më të mirën që munden për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbrojtur Odessa, në mënyrë që Odessa të mos ketë fatin e Mariupolit.“-tha ai.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakarova foli për “lëvizjen armiqësore”, duke iu referuar vendimit për dëbimin e 12 diplomatëve rusë nga Greqia.

“Lëvizje armiqësore, ne do të përgjigjemi siç duhet.“-tha Zakharova për dëbimin e 12 diplomatëve rusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu