S’ka vend në Psikiatri, Vali Corleone dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë

0

Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim, i akuzuar për kanosje. Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që ai të dërgohet, mirëpo nuk kishte më vende.

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria kishte kërkuar ndalimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të synimit dhe vëzhgimit. Teksa e dashura e tij ishte në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke u bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen.

Menjëherë pas kësaj, i ati është larguar nga shtëpia dhe ka bërë kallëzim në polici.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu