Blogeret ruse janë të revoltuara me Chanel, pasi shtëpia e famshme e modës vendosi të ndalojë shitjen e produkteve të saj për klientët rusë jashtë vendit.
Por yjet e internetit e kanë kritikuar ashpër këtë lëvizje duke prerë me gërshërë çantat Chanel që kushtojnë mijëra Euro. “Mirupafshim”, thotë modelja ruse Victoria Bonya në një video që ndau në rrjetet sociale pasi pretendon se Chanel nuk respekton klientët e saj.
Shtëpia e modës u tërhoq nga Rusia në shenjë proteste ndaj sulmit të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin, së bashku me shumë marka të tjera, por këto blogere ruse nuk e prisnin kurrë të ndaloheshin të bënin pazar në vende të tjera të botës.
Për të protestuar kundër “rusofobisë”, ish-klientët e Chanel po shkatërrojnë produktet e tyre luksoze para syve të miliona njerëzve.