Lufta, zbulohen varre të tjera masive në Chernhiv, gjenden trupat e 700 ukrainasve të vrarë

0

Varre të tjera masive janë gjetur në Chernhiv. Sipas mediave, 700 ukrainas janë vrarë në qytetin verior të Ukrainës, ku secili varr ka nga një copë druri më të dhënat e të vdekurve.

Pamjet të cilat u shpërndanë nga deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, vijnë pasi hetuesit mjeko-ligjorë filluan zhvarrosjen e një varri masiv në qytetin ukrainas.

Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Chernihiv, Vladyslav Atroshenko tha se banorët e qytetit kishin mbetur të bllokuar pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa forcat ruse rrethuan rajonin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu