Ministri i Jashtëm italian ka thënë se Italia synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve. Sipas Sky news, ministri i Jashtëm Luigi Di Mario tha se duket të shtojmë presionin ndaj Rusisë që më pas presidenti rus të bisedojë për një armëpushim.
“Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi. Në të njëjtën kohë ne duhet të intensifikojmë presionin diplomatik për të sjellë presidentin rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve dhe për të arritur një armëpushim”- tha ministri i jashtëm Luigi Di Maio.
Stafi diplomatik nga vende anembanë botës u evakuuan nga Kievi pasi pushtimi filloi në shkurt.