“Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik”, Kurti takohet me Dendias në Greqi

0

Në Greqi është duke u mbajtur Forumi Ekonomik i Delfit ku po merr pjesë  edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili kërkoi nga vendi fqinj njohjen e Kosovës. Kurti i shoqëruar nga zëdhënësja e tij Donika Gërvalla ka takuar Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.

Ministria e Jashtme greke ka shpërndarë disa fotografi nga takimi ku thuhet se është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Takimi në margjina e Forumit Ekonomik Delphi mes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe Ministres së Jashmte Donika Gërvalla. Diskutime në bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu