Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili doli në një konferencë për shtyp pas sulmit që Veliaj i bëri gjatë punimeve të Kongresit. I pyetur shkurtimisht nga gazetarët, Veliaj e quajti Metën “Fiksimaxhi”, ndërsa i kujtoi edhe përplasjen e vitit 2020 te zyrat e Frymës së Re Demokratike.
“Ishte një kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët, shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së, aq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.