Kryeplaku i Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, të cilit ia dogjën mjetin e tij, ka raportuar në vitin 2021 për avionin që u ul në livadh të Vermoshit.
Në atë kohë, Vata foli për mediat për atë ç’ka kishte parë. Ai zbuloi se në vendngjarje ishin dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi nga livadhi me Fuoristradë të bardhë. Dëshmia e dhënë në vitin 2021 është një nga pistat e hetimit për djegien e mjetit të sotëm.
Në atë vit avioni krijoi zhurmë të madhe pasi u dyshua se po transportonte kanabis.