Rusia paralajmëron Finlandën dhe Suedinë: Anëtarësimi në NATO nuk sjell stabilitet

0

Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO.  Javën e kaluar, Peskov tha se Rusia do të duhet të “ribalancojë situatën” me masat e veta nëse Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s. Në shkurt gjithashtu Maria Zakharova, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, paralajmëroi për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse vendet i bashkohen NATO-s.

Sipas BBC, pavarësisht kërcënimeve, të dy vendet kanë shtyrë përpara me ofertat e tyre dhe kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Të hënën, udhëheqësit e ushtrisë në Helsinki njoftuan një plan të ri për të ndarë 14 milionë euro për blerjen e dronëve për ushtrinë finlandeze.

Dhe muajin e kaluar zyrtarët suedezë thanë se do të rrisnin shpenzimet e mbrojtjes me 317 milion dollarë.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA thanë javën e kaluar se ishin zhvilluar diskutime midis liderëve të NATO-s dhe ministrave të jashtëm nga Helsinki dhe Stokholm.

Deputetët finlandezë pritet të marrin një raport sigurie nga zyrtarët e inteligjencës këtë javë dhe kryeministrja Sanna Marin tha se pret që qeveria e saj “do t’i japë fund diskutimit përpara mesit të verës” nëse do të bëjë një aplikim për anëtarësim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu