Aksident i rëndë! Makina bie nga një lartësi 30 metra, humb jetën një person

0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan të Prizrenit, konkretisht në kilometrin e parë në drejtim të fshtatit Lubinjë e Epërme.

Policia tha për Gazetën Express se vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra.

Për pasojë ka vdekur pasagjeri i moshës rreth 70-vjeçe, ndërsa shoferi është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.

Këto informacione i dha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi shtoi se të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu