Hetimet për krimet e luftës në Ukrainë, stafi francez mbërrin në Lviv

0

Një ekip francez ka mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar hetuesit vendas të shqyrtojnë akuzat për krime lufte rreth kryeqytetit Kiev.

Sipas Sky news, lajmi u bë i ditur në Twitter nga ambasadori francez Etienne de Poncins, i cili tha se kjo ishte njësia e parë e huaj që ofron një mbështetje të tillë. Ai ka shpërndarë gjithashtu një foto të një ekipi nga Franca që mbërriti në Lviv për të ndihmuar ekipet e hetimeve të krimeve të luftës të kryera në Kievit.

Pretendimet për vrasje të civilëve në Bucha shkaktuan zemërim global javën e kaluar. Ukraina pretendon se rreth 1222 trupa u gjetën në zonat afër Kievit të lënë kohët e fundit nga ushtarët rusë.

Ndërkohë Rusia mohoi akuzat e palë ukrainase, duke thënë se ushtarët rus nuk ishin fajtorë për vdekjen e civilëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu