Moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi festoi dje ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo mori urime të shumta, por fjalët më të bukura ia dedikoi i shoqi, Besnik Krapi.
Jonida ka mbushur 36 vjeç, por duket shumë më e re. Këtë është kujdesur t’ia thotë dhe Besniku. Ai është shprehur se aktores i është ndalur numri në moshën 25.
“Si me jetu në frigorifer gruja jem. Ju ka nal numri në 25! Urime Dash”, ka shkruar Besniku.
Kujtojmë se Jonida është rikthyer në ekran si moderatore e “Gjeniu i Vogël” dhe së shpejti do ta shohim sërish në serialin “HOT”, sezoni i dytë.