Massimo Moratti se llogarit Milanin për titull; Ja kë skuadër duhet të ketë frikë Interi

0

 Seria A është ende e hapur sa i përket luftës për titullin kampion. Askujt nuk i pëlqen roli i favoritit, pasi çdo javë ka rezultate të afta për të hedhur poshtë statistikat dhe parashikimet.

Realiteti është se me gjashtë javë nga fundi i kampionatit janë tri skuadra në luftë për titullin. Këtyre i shtohet edhe Juventus, teorikisht ende në garë, pavarësisht gjashtë pikëve prapa kuqezinjve. Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur për luftën emocionuese sa  i përket titullit kampion, i intervistuar nga Radio Rai gjatë transmetimit ‘Radio Anch’io Sport’.

Sipas Morattit, pavarësisht humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Fiorentinës, Napoli është kundërshtari më i frikshëm për Interin: “Numrat thonë se Inter është praktikisht i pari, por është një kampionat që çdo të diel vendos diçka.Më duket se Inter ka bërë hapin e duhur duke luajtur mirë kundër Veronës.Juve nuk është ende jashtë loje.Në një farë mënyre ose në tjetrin arrin të fitojë pothuajse gjithmonë dhe duhet të shmangësh afrimin e tyre në klasifikim, por besoj se kundërshtari më i rrezikshëm për Interin mund të jetë Napoli”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu