Rusia ka humbur rreth 19,800 trupa gjatë pushtimit të saj në Ukrainë, kanë parashikuar zyrtarët ukrainas. Zyrtarët ukrainas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Twitter kanë thënë se sipas tyre forcat ruse përveq ushtarëve kanë humbur edhe avionë, tanke dhe gjithashtu armë kundër ajrore.
Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se 158 avionë, 739 tanke dhe 64 armë kundër ajrore, 1.429 automjete që i përkasin Rusisë janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit.