Tabaku debat me Denar Bibën te Ekonomia: Autoriteti i Konkurrencës nuk po heton për koncesionet apo PPP-të, nuk po u shërben qytetarëve

0

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ka një seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës.

Gjatë kësaj dëgjese deputetja Tabaku u shpreh se Autoriteti i Konkurencës është një institucion i rëndësishëm i cili ka dhe vëmendjen e Bashkimit Europian.

Në raportin e BE, u shpreh znj Tabaku, është përcaktuar qartë se “Autoriteti duhet të jetë më aktiv në kontrollin paraprak të PPP dhe të drejtave eskluzive që atyre mund ti jepen dhe në kontrollin e përputhshmërisë me parimet e konkurrencës të të gjithë instrumenteve ligjore të përdorura për koncesionet, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta.”

Kjo do të thotë, vazhdoi ajo më tej, se Autoriteti Konkurencës nuk ka arritur që të jetë në shërbim të asaj që i përcakton ligji pra publikut. Nuk kemi ende rezultate apo hetime në lidhje me prokurimet publike, Koncesionet dhe padyshim PPP. Janë vënë re shume shkelje të MSA-së si Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit e kështu me radhë dhe juve nuk keni marrë ndonjë hetim për këto monopole.

Më tej anëtarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave iu drejtua Denar Bibës duke i sjellë në vëmëndje një hetim të nisur prej tij për hidrokarburet.

“Dua të kem informacion në lidhje me detyrimet e Bankers Petrolium. Gjithashtu kemi nevojë si komision të kuptojmë tregun e hidrokarbureve dhe përse çmimet rriten në Shqipëri kur në bursë nuk rriten? Ne kemi pasur një raport nga Autoriteti Konkurencës në 2015 në lidhje me tregun e hidrokarbureve. Dua të kemi informacion se çfarë po bëhet me këtë raport?”

Më tej znj. Tabaku vuri në dukje edhe situatën e çmimeve të produkteve ushqimore që janë rritur dhe se sipas saj nuk mund të parandalohet kjo rritje me shpikje alla komuniste apo fashiste. Ajo u shpreh se rritja e çmimit të vajit, rritja e produkteve ushqimore dhe shportës së konsumit nuk janë hetuar nga Autoriteti Konkurencës.

Nuk mund të hetohet Play Station 5 dhe shitja e tij, evidentoi Tabaku, ndërsa në Shqipëri ka shqetësime shumë herë më të mëdha për qytetarët. Çmimi i vajit ka shkuar 321 lekë ndërkohë që ushqimet janë rritur me nga 50 apo 60 lekë për kilogram. Kjo rritje nga se vjen?! Sa është indkimi i monopoleve?! Qytetarët kanë nevojë të marrin përgjigje dhe mbi të gjitha tregu ka nevojë të lirohet nga monopolet dhe të shkojë drejt konkurencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu