Ukraina: Jemi të zhgënjyer nga Macron, nuk i cilësoi “gjenocid” mizoritë e rusëve

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se ishte e zhgënjyer që presidenti francez Emmanuel Macron nuk përdori fjalën “gjenocid” për të përcaktuar mizoritë e pushtuesve rusë.

Kjo është thënë nga zëdhënësi Oleg Nikolenko, i cituar nga UNIAN.

“Ngurrimi i presidentit francez për të njohur gjenocidin e ukrainasve pas të gjitha deklaratave eksplicite të udhëheqjes ruse dhe veprimeve kriminale të ushtrisë ruse është zhgënjyese”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu