Intervista me BBC! Nuk i hap telefonin Macron, Zelenskyy: Do e thërras më vonë

0

Volodymyr Zelenskyy nuk e hap telefonin pasi mund t’i gjurmohet vendndodhja nga ushtria Ruse. Reporterët e BBC-së takuan presidentin ukrainas, në ditën e 50 të agresionit rus. Pas kontrolleve të shumta të sigurisë dhe një shëtitjeje të gjatë nëpër korridoret e errësuar të një godine të fortifikuar qeveritare në kryeqytet, të shoqëruar nga roje të armatosura, gazetarët britanikw arritën në dhomën e sigurisë së presidentit.

Në momentin e fillimit të intervistës, Zelenskyyn e telefonoi presidenti francez, Emmanuel Macron, por ai nuk e ndaloi takimin me gazetarët britanik.

“Do të më duhet t’ju telefonoj më vonë, jam me BBC-në”, tha ai teksa tregoi se të dytë kanë marrëdhënie miqësore.

Çështja më e rëndësishme e diskutimit për Zelenskyn ishte se si vendet evropiane po vazhdonin të blenin naftën ruse, nga e cila Rusia fiton miliarda çdo javë. “Blerësit po i fitonin paratë e tyre nga gjaku i njerëzve të tjerë”, tha ai. Kur intervista mbaroi, Zelensky falënderoi të gjithë në dhomë dhe shpjegoi se duhej të vazhdonte.

Më vonë Zelenskyy arriti që të lidhet me Macronin dhe për këtë bisedë tregoi në rrjetin social Twitter.

“Zhvillova negociata me Presidentin Emmanuel Macron. Diskutuam hetimin e krimeve ruse, rezistencën e Ukrainasve ndaj pushtuesit. E vlerësojmë mbështetjen e fortë të Frances. U diskutua edhe për procesin e negociatave. Ne përpiqemi për paqen në Ukrainë, në Evropë!”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu