Autoritetet: Numri i të vdekurve nga bombardimet në Kharkiv shkon në 10

0

Zyra e prokurorit në rajonin verilindor të Kharkivit thotë se të paktën 10 persona janë vrarë, përfshirë një foshnjë 7-muajshe, si rezultat i granatimeve nga forcat ruse. CNN shkruan se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se rreth orës 16:30 me orën lokale të së premtes, forcat ruse përdorën raketahedhës të shumtë kundër Qarkut Industrial të Kharkiv.

“Në granatimet u vranë dhjetë civilë, duke përfshirë një fëmijë 7 muajsh. 35 persona të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa banimi u dëmtuan dhe u shkatërruan,” thuhet nw njoftim.

Më herët, Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, kishte raportuar bombardime të zonave të banuara të Kharkiv. Ai tha se 34 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, dhe shtatë persona u vranë. Ka pasur një rritje të sulmeve në Kharkiv dhe qytetet ukrainase në Donbas në jug gjatë javëve të fundit pasi fokusi i rusëve zhvendoset në lindje të Ukrainës. Viktimat civile janë rritur mes sulmeve me raketa, artileri dhe raketa në disa qytete dhe mbi njerëzit që përpiqen të largohen nga rajoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu